Lajme

Fertilizimi i asistuar, kërkohet që Prokuroria të merret me deputetët që kundërshtojnë këtë projektligj

03/27/2024 14:09
nga:N K

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për studime gjinore, Luljeta Demolli, në një intervistë për Gazetën Blic, ka folur lidhur me projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar, ku sipas saj, Prokuroria e Kosovës, duhet të merret me deklaratat e deputetëve.

Sipas Demollit deklaratat e deputetëve të Republikës së Kosovës janë skandaloze dhe ato janë duke nxitur urrejtjen ndaj grave në Kosovë.

“Deklaratat e disa deputetëve të cilët e kanë kundërshtuar projektligjin për shëndet riprodhues janë skandaloze,të cilat kanë nxitur urrejtje ndaj grave “, tha ajo.

Deklaratat e deputetëve të Kosovës Demolli i vlerëson në favorë të keq për gratë që jetojnë në shtetin e Kosovës.

“Nuk mund të jenë këto deklarata që ndërlidhen me lirinë e shprehjes, sepse ato janë deklarata të cilat janë në favor të keq për gratë, ato janë duke u diskriminuar “, theksoi Demolli.

Lidhur me fillimin e draftimit të këtij projekligji Demolli tha se, Qeveria e Kosovës nuk është konsultuar me shoqërinë civile ndërsa sipas saj në këtë nen ka pasiguri përshkak se ka edhe nene tjera.

“Qeveria e Kosovës nuk është konsultuar me shoqërinë civile që nga fillimi i draftimit të projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertlizim të asistuar mjekësorë. Ne nuk mund të jemi të sigurta se a mundet të na mbrojë ky ligj, përshkak se nuk është vetëm neni për të drejtën riprodhuese, por ka edhe nene tjera “,u shpreh ajo.

Demolli e pyetur për numrin e deputëve që nuk janë duke e pranuar këtë projektligj ajo tha se nuk ka shumicë që e përkrahin këtë.

“Ka një grup të deputetëve të Kosovës që kur flitet për të drejtat e grave, kanë një zë kundërshtues që nuk është konformë me Kushtetutën e Kosovës, ndërsa ata nuk janë deputetë me shumicë, por vetja e tyre ndonjëherë ju duket si shumicë”, tha tutje Demolli.

Deklaratën e deputetës, Albena Reshitaj, Demolli e cilëson fashiste dhe raciste.

“Deklaratat e Albena Reshitaj në lidhje me këtë projektligj janë fashiste dhe raciste, të cilat nxisin urrejtje, kemi të bëjmë me fashizëm që nuk është parë më herët nga deputetët e Kosovës “, u shpreh ajo.

Demolli deklaratën e deputetit të Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, lidhur me projektligjin për shëndetin riprodhues po e vlerëson të pasaktë, gjë kjo e cila sipas saj, po nxitë urrejtje për gratë në Kosovë.

“Deklarata e Eman Rrahmanit lidhur me projektligjin për shëndet riprodhues është e pasaktë sepse po shpërndan pasaktësi dhe është e turpshme për një deputet të shpërndajë pasaktësi “,shtoi ajo.

“Prokuroria e shtetit të Kosovës, duhet të mirret me deklaratat e deputetëve lidhur me çështjet e grave sepse gratë i mbronë Kushtetuta e Kosovës “, përfundoi Demolli për Gazetën Blic.