Sejdi Morina, nënkryetar i Sindikatës së Feronikelit ka kërkuar një zgjidhje për afro 1000 punëtorë të kësaj ndërmarrjeje.
Ai tha se si Sindikatë kanë vetëm një kërkesë të thjeshtë, që rryma të cilën momentalisht e marrin nga KESCO, ta marrin direkt nga KEK-u, me çmim pak më të volitshëm, e jo 270 euro për megawat, sa e blejnë aktualisht, përcjell GazetaBlic.
Në “Expose“, prodhim i portalit GazetaBlic, Sejdiu tha se KEK-u, sasinë prej një megawati ia shet KESCO-s për 30 euro, kurse KESCO të njëjtën ia shet Ferronikelit për 270 euro.
“Kërkesa jonë është një, me ardh deri tek dialogu, dhe tek zgjidhja e përkohshme e krizës në Ferronikel. Po ua jap një të dhënë, ne furnizohemi me energji elektrike prej KESCO-s, KEK-u ia shet KESCO-s 30 euro një megawat, ndërsa ai na faturon një megavat 270 euro, kërkesa jonë është e thjeshtë, që të na mundësojë që ne ta blejmë direkt nga KEK-u. Menaxhmenti është i gatshëm me pagu 80 deri 100 euro megavatin vetëm me startu me punë dhe me ju siguru pagat punëtorëve. Të gjithë po deklarohen se ka krizë energjetike, ne po kërkojmë që KEK-u të na shet rrymën në variantin e fundit vetëm natën, kur konsumi i brendsëhm është në minmium, nuk po kërkojmë që të na ofrojnë rrymë në pikun e shpenzimeve, por natën kur shpenzimet e energjisë janë të vogla”, tha ndër të tjera Sejdiu.
/GazetaBlic/