Sporti

Ferran Torres: “Është ëndërr e realizuar të luaj për Barcelonën”

01/03/2022 17:12
nga:E K

Ferran Torres është transferimi i fundit i Barcelonës.

I nënshkruar nga Manchester City për rreth 55 milionë euro, reprezentuesi spanjoll ishte dëshira e shprehur e trajnerit Xavi Hernández, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është një ëndërr e realizuar, gjithmonë kam dashur të luaj për Barçën dhe menjëherë i thashë Mateu Alemany [drejtorit sportiv] se do të bëja gjithçka për të luajtur këtu. Sfida është të ndihmojmë Barçën të kthehet aty ku meriton të jetë, mezi pres të bashkohem me ekipin. Por së pari, dua të falënderoj tifozët dhe klubin për këtë pritje të mrekullueshme, do të kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve për të fituar së bashku”, tha fillimisht ai.

“Është mirë të dish që trajneri më donte, kur Xavi më thirri, u ndjeva edhe më i etur për të ardhur te Barça. Kam pasur dy trajnerët më të mirë në botë, Guardiola dhe Luis Enrique, kështu që mësimet që kam mësuar do të më ndihmojnë të përshtatem me ADN-në e Barçës. Kam mësuar shumë prej tyre dhe kam kujtime shumë të mira”, vazhdoi ai.

“Është një ditë shumë e veçantë, për shkak të ardhjes së një lojtari të ri, por me një përvojë të jashtëzakonshme. Ne po ndërtojmë një ekip të ri dhe po fillojmë një fazë të re, e cila jam i bindur se do të jetë sërish e shkëlqyer”, përfundoi spanjolli.

/GazetaBlic Sport/