Sporti

Feronikeli triumfon ndaj Llapit në miqësoren e zhvilluar në “Zahir Pajaziti”

08/02/2022 20:34
nga:Mergim Rreci

Llapi dhe Feronikeli kanë luajtur sot një miqësore.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti”, atje ku ‘Industrialistët’ triumfuan me rezultat 1 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Golat për mysafirët i shënuan Bekim Maliqi dhe Granit Musa, kurse për Llapin shënoi Festim Alidema.

Takimi ishte interesant, me të dy skuadrat që kishin një tjetër mundësi të shihnin nivelin e përgatitjeve të tyre.