Sporti

Feronikeli – Trepça 89′, forma e skuadrave para ndeshjes së sotme

05/05/2021 11:39
nga:L J

Skuadra e Feronikelit e mirëpret sot Trepçën 89′ në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Feronikeli dhe Trepça 89′ takohen sot me fillim nga ora 15:00, në kuadër të xhiros së 33’të të Superligës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Trepça 89′ ndodhet në vendin e shtatë me 36 pikë, kurse Feronikeli në vendin e tetë me 35 pikë.

Dy skuadrat kërkojnë fitoren që të largohen nga zona e rrezikshme.

Forma e skuadrave:

Feronikeli:

  • Në pesë ndeshjet e fundit, Feronikeli ka katër humbje dhe një barazim.

Trepça 89′:

  • Në pesë ndeshjet e fundit, Trepça 89′ numëron tri humbje, një fitore, një barazim.

/GazetaBlic Sport