Sporti

Feronikeli – Drita, formacionet zyrtare

10/19/2021 12:31
nga:Mergim Rreci

Sot fillon xhiroja e 10-të në Superligën e Kosovës, atje ku pritet të ketë ndeshje shumë interesante.

Për ditën e sotme janë planifikuar që të luhen tri ndeshje, me ndeshjen kryesore që pritet të luhet në Drenas, shkruan GazetaBlic Sport.

Feronikeli dhe Drita do të kërkojnë fitoren e madhe në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, me dy skuadrat që janë ish kampione të vendit.

Tashmë janë mësuar formacionet zyrtare për këtë takim.

Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Pllana, Shabani, Elshani, Morina, Bejta, Ahmeti, Maliqi, Gashi, Kastrati.

Drita: Maloku, Limani, Cuculi, Balde, Blakcori, Namani, Broja, Fazliu, Zeka, Ajzeraj, Simonovski.

/GazetaBlic Sport/