Sporti

Feronikeli – Ballkani, këto janë rezultatet e dy skuadrave në pesë ndeshjet e fundit mes tyre

04/18/2021 10:36
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës vjen me dy ndeshje shumë interesante edhe sot.

Feronikeli dhe Ballkani do të ndeshen sot në Drenas, përcjell GazetaBlic.

Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante me dy skuadrat që synojnë fitore edhe pse natyrisht kanë objektiva të kundërta.

Bazuar në pesë ndeshjet e këtyre dy skuadrave mes vete, Ballkani ka tri fitore dhe dy ndeshje janë mbyllur me barazim.

Feronikeli nuk ka arritur asnjë fitore nga këto 5 ndeshje ndaj skuadrës nga Suhareka.

Ndeshja e sotme zhvillohet në ora 15:00.

/GazetaBlic/