Sporti

Feronikeli ’74 – Prishtina e Re, sot luhet ndeshja e barazhit për Superligën

06/01/2024 13:37
nga:Mergim Rreci

Prishtina e Re e ka siguruar biletën për ndeshjen e barazhit kundër Feronikelit 74, e cila do të zhvillohet sot në Klinë.

Kjo ndeshje vendimtare do të përcaktojë se cila nga këto dy skuadra do të luajë në edicionin e ardhshëm në AlbiMall Superligë, transmeton GazetaBlic Sport.

Në një ndeshje dramatike të barazhit të Ligës së Parë, e cila u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Prishtina e Re triumfoi ndaj Dinamos së Ferizajt, pas një serie të gjatë penalltish, kurse Feronikeli ’74 mbeti në pozitën e barazhit në renditjen përfundimtare në Superligë.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 15:00.

/GazetaBlic Sport/