Sporti

Feronikeli ’74 – Malisheva, përfundon ndeshja në Drenas

11/04/2023 14:59
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja mes Feronikeli ’74 dhe Malishevës në Drenas.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një ndeshje shumë e rivalizuar dhe interesante, me aksione dhe tentime nga të dy skuadrat, por që goli nuk erdhi dot.

Feronikeli ’74 lëshoi mundësinë më të mirë për gol, duke dështuar nga penalltia në fund të pjesës së parë.

/GazetaBlic Sport/