Sporti

Feronikeli ’74 e mbyll me barazim fazën përgatitore në Turqi

01/28/2026 12:03
nga:Lorik J

Feronikeli ’74 e ka mbyllur fazën përgatitore në Antalya të Turiqsë.

Skuadra nga Drenasi sot ka zhvilluar ndeshjen e fundit miqësore, ku u përball me ekipin ukrainas, FC Obolon.

Ndeshja u mbyll me barazim 1-1, derisa golin për skuadrën e Feronikelit e shqnoi futbollisti, Kreshnik Bahtiri.

Gjatë kësaj periudhe, Feronikeli zhvilloi katër ndeshje miqësore, duke regjistruar dy barazime, një fitore dhe një humbje.