Skuadra e Feronikelit 74′ është ankuar në gjyqtarin Ilaz Ajeti, pasi sipas tyre ai dëmtoi klubin nga Drenas në ndeshjen ndaj Besës në Ligën e Parë.
Feronikeli 74′ humbi dje me rezultatin 1-0 nga Besa e Pejës, teksa sot klubi ka publikuar disa imazhe, ku pretendojnë se janë ankuar nga referi i ndeshjes, Ilaz Ajeti, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas tyre, gjyqtari mori vendime të pashpjegueshme dhe këto nuk janë gabime të vogla.
Më poshtë keni reagimin e tyre dhe pamjet nga vendimet e gjyqtarit:

