Showtime

Fero prezanton makinën luksoze: Edhe një aeroplan dhe kryhet misioni

11/15/2022 16:06
nga:G C

Reperi i njohur, Fero është vazhdimisht i komentuar në media rozë dhe çdo veprim i tij merr vëmendje të madhe.

Ai njihet për karakterin shpërthyese dhe deklaratat e tij bëjnë bujë të madhe teksa reperi nuk i kursen thumbat as për disa prej kolegëve të tij.

Por, rap-artisti nga Gjilani krahas aktivitetit të madh në rrjete sociale dhe punës për projekte të reja, bën edhe një jetë luksoze.

Jo rrallë herë autori i hitit “Feromeni” tregon shtëpinë dhe makinat luksoze që posedon.

Edhe së fundmi, Feronit Shabani (emri i plotë) ka treguar se posedon një model të ri të makinës “BMW X6”.

“Tash veç edhe një aeroplan edhe kryhet misioni”, ka shkruar reperi në mbishkrimi.