Showtime

Fero braktis Kosovën: “Do të më mungosh për ca kohë”

02/03/2023 10:52
nga:Y I

Një muaj pas qëndrimit në paraburgim, reperi Feronit Shabani është lënë i lirë.

Ai është shfaqur në rrjetet sociale ku ka treguar edhe disa dokumente që zbulojnë se ka marrë vizën angleze.

“Kosova ime e dashur do të më mungoni për disa kohë,” shkruan Fero.

Pas lirimit nga paraburgimi ai duket se do të qëndrojë në Britaninë e Madhe. Gjithashtu, Fero ka përshëndetur edhe avokatin e tij.

Fero u akuzua për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, pasi qëlloi me armë në një lagje të Gjilanit. Ai qëndroi 30 ditë në paraburgim.