Sporti

Fernandes e kalon Lampardin, thyen rekord historik në Premierligë

05/14/2021 15:14
nga:E K

Tashmë nuk ka dyshime, Bruno Fernandes është njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë.

Që kur u transferua te Man United për 55 milionë euro nga Sporting, Fernandes i ka lënë të gjithë gojëhapur më paraqitjet në fushë dhe numrin e golave që ka shënuar.

Të enjten mbrëma ai theu një reko0rd historik në Premierligë që tani për tani vështirë se do të arrihet nga ndonjë mesfushorë.

Portugezi shënoi kundër Liverpoolit golin e 28 këtë edicion në të gjitha garat, në 56 paraqitje, për ta kaluar Frank Lampardin (27), rekord që e kishte vendosur në sezonin 2009/10.

Bruno gjithashtu hyri në mesin e futbollistëve që është involvuar në më së shumti gola për Unitedin në 50 ndeshjet e para në Premierligë.

Ai është involvuar në 44 gola (26 gola, 18 asiste) në 50 ndeshjet e para, vetëm Eric Cantona (46) dhe Robin van Persie (45) kanë qenë me statistika më të mira në 50 paraqitjet e para me fanellën e “Djajve të Kuq”.