Ministri i Bujqësisë njëherësh edhe kandidat për deputet, Faton Peci, ka mbajtur një takim me fermerë.
E njëri prej tyre është shprehur jashtëzakonisht i lumtur me punën e minsitrit Peci në krye të këtij dikasteri.
Ai tha se i njëjti e ‘ka kthjellë Ministrinë e Bujqësisë’
“Unë jam një prej fermerëve, që e pata fjalën për fleta poseduese, i kam nxjerrë 80 fleta poseduese për 10 hektarë. Dy herë më kanë thirr prej Prishtinës, e ti qaq mirë na ke thjeshtësu, qaq mirë na ke rregullu këtë punë. Komplet e preki vetëm një parcelë, qaty dhe ajo dihet. E kanë ditur edhe më përpara. Ata e kanë ditur që ka toka të papërkthyeramirë por ajo ju ka konvenu për me i mbulu me fleta poseduese tonat, me i shti edhe ato tjerat, edhe me manipulu ma lehtë, me vjedh. Ma mirë se ti që e ke kthjell Ministrinë e Bujqësisë nuk ka në këtë tokë. Këta kanë qenë me borgje, kanë qenë llom. Me vjedh paren e fermerëve është ma rëndë se me thy kishë, xhami edhe me vjedh nanën që të ka rrit. Keni shumë të arritura, veç vazhdoni punoni se propaganda e fjalë të thata jemi lodh” i tha fermeri-Pecit raporton “Gazeta Blic”.