Lajme

Fermerët me traktorë protestojnë para ministrisë së Bujqësisë për kriteret për subvencionim të grurit

09/23/2021 11:18
nga:Y I

Fermerët të pakënaqur me kriteret për subvencionimin e grurit kanë protestuar me një nunër të madh të traktorëve para ministrisë së Bujqësisë.

Më 13 shtator fermerët nga e gjitha Kosova kanë dorëzuar në ministrinë e Bujqësisë peticionin kundër kritereve që ata i quajnë absurde për subvencionim të grurit.

Sipas tyre 80 për qind e bujqve do të mbesin pa të drejtë aplikimi dhe kësisoj nuk do të fitojnë asgjë nga shteti. /EO/