Sporti

Ferizj konfirmon largimin e Arsim Abazit

09/28/2025 22:48
nga:Mergim Rreci

Ferizaj ka konfirmuar largimin e Arsim Abazit nga pozita e trajnerit.

“FC Ferizaj përmes këtij njoftimi dëshiron të informoj publikun se sot pas ndeshjes kundër Prishtinës, kryetrajneri Abazi dhe stafi i trajnerëve kanë ofruar dorëheqjet e tyre.

Presidenti i klubit Lulzim Abazi dhe drejtori sportiv, Genc Hyseni, në takimin e mbajtur pas zhvillimeve të fundit, e kanë pranuar vendimin e Arsim Abazit dhe stafit, pavarësisht se mbështetja ndaj tyre ishte e palëkundur.
Kësisoj, FC Ferizaj e falenderon kryetrajnerin e deritashëm, Arsim Abazi dhe stafin e tij për kontributin e tyre të çmuar në pankinën tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.