Një gjest i ndershëm qytetar është shënuar të hënën në Ferizaj. Rreth orës 18:00, qytetarja M. Thaqi (45 vjeçe), nga Ferizaj, ka gjetur në tokë shumën prej 470 eurosh në parkingun e një qendre tregtare.
Pa hezitim, ajo i ka dorëzuar paratë në Stacionin Policor në Ferizaj. Fillimisht, nuk dihej se kujt i përkiste shuma e gjetur, mirëpo po atë ditë, rreth orës 20:30, në polici është paraqitur ankuesja D. F. nga Kaçaniku, e cila ka raportuar humbjen e një shume parash.
Pas verifikimeve të kryera nga policia, është konstatuar se bëhej fjalë për të njëjtën shumë.
Paratë i janë kthyer pronarit legjitim sot, më 23 dhjetor 2025.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar qytetaren M. Thaqi për gjestin e saj human dhe shembullor, duke theksuar se veprimi i saj dëshmon një nivel të lartë përgjegjësie qytetare dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.


