Lajme

Ferizajasi dërgohet me forcë në një vend të panjohur, rrihet dhe i merren para

09/22/2022 08:55
nga:Astrit Gashi

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është rrahur nga tre të dyshuar të cilët e kanë futur në veturë dhe e kanë dërguar në një vend të panjohur.

Viktima ka raportuar se pasi e kanë rrahur i kanë marrë një shumë prej 327 eurove dhe pastaj e kanë liruar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti i cili ka ndodhur në Ferizaj është në procedurë hetimore.