FC Ferizaj ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit, Antonio Ilieski.
Së fundmi, ai ka qenë pjesë e klubit Voska Sport në Maqedoninë e Veriut, më parë ka luajtur për klube të njohura si Renova, Flamurtari i Vlorës, Kukësi.
“FC Ferizaj është i sigurt që me ardhjen e Ilieskit, skuadra do të përforcohet në mbrojtje dhe do të rrisë mundësitë për të pasur një sezon të suksesshëm”, thuhet në njoftimin e klubit.