Një femër ka raportuar në polici se janë pranuar monedha të metalta nga 2 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Rasti ka ndodhur më 30 janar 2024, rreth orës 08:40 në Ferizaj.
Sipas policisë, monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar.
“Ferizaj 30.01.2024-08:40. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se janë pranuar monedha të metalta nga 2€ që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Rasti është iniciuar si “Falsifikim i parasë”.