Lajme

Ferizaj, një person kanos pronarin e një lokali dhe gjuan me armë zjarri

02/26/2024 09:13
nga:G C

Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident që ka ndodhur ditën e diel në Ferizaj.

Siç njofton policia, një person ka kanosur pronarin e një lokali, ku edhe ka shtënë me revole në murin e lokalit.

“Ferizaj / 25.02.2024 – 04:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ka qenë në lokalin e tij, pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjatë incidentit ka shtënë një herë me revole duke e qëlluar murin e lokalit dhe më pas është larguar në drejtim pa njohur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, në njoftim thuhet se lidhur me rastin jane duke u zhvilluar hetime intensive.