Përgjatë një jave në rajonin e Ferizajit janë shqiptuar 1030 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 3 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacionin rrugor, raporton GazetaBlic.
Në këtë periudhë janë raportuar 39 aksidente, prej tyre 16 aksidente me lëndime, 22 persona të lënduar, si dhe aksidente me dëme materiale 23.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”, thuhet në komunikatë për media.
Po ashtu, kërkesë e tyre është që qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.