Lajme

Ferizaj: Ia sheh sherrin skarës, nga flakët humbi vetëdijen

05/02/2023 10:47
nga:G B

Është bërë traditë që për 1 maj, shumë kosovarë ta kalojnë kohën e lirë në natyrë.

Por, një person në Neredime të Ferizajt ia ka parë sherrin skarës.

Si pasojë e flakëve ai ka mbetur pa vetëdije, derisa ishte në piknik.

Kështu tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli.

Veseli tha se viktima ka pësuar djegie në gjoks dhe në krahun e djathtë.

“Dy dëshmitarë K-shqiptar ia kanë shuar zjarrin nga trupi me ujë dhe të njëjtin e kishin dërguar me veturë në emergjencë në Ferizaj, e më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Veseli.

Ai theksoi se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.

“Rasti është nën hetime”, theksoi ai.