Visar Azemi, kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt, ka thënë se kjo komunë është renditur e 26-ta në Indeksin e Transparencës Buxhetore për vitin 2024, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se në këtë komunë s’dihet si ndahet buxheti dhe të gjithë pyesin se ku po shkojnë paratë e tyre?
“Kur mungon llogaridhënia, nis edhe dyshimi, dhe Ferizaji, dita-ditës, po e humb besimin që qytetarët kanë pasë dikur. Kjo qeverisje është mësuar të veproj mbrapa perdeve. E vërteta është që propaganda s’mundet me zëvendësu transparencën”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Postimi i tij i plotë:
Ferizaji është renditur i 26-ti në Indeksin e Transparencës Buxhetore për vitin 2024.
Në një komunë ku s’dihet se si ndahet buxheti, është normale me lindë një pyetje që thuajse çdo ditë e dëgjoj në terren:
Ku po shkojnë paret tona?
Kur mungon llogaridhënia, nis edhe dyshimi, dhe Ferizaji, dita-ditës, po e humb besimin që qytetarët kanë pasë dikur.
Kjo qeverisje është mësuar të veproj mbrapa perdeve. E vërteta është që propaganda s’mundet me zëvendësu transparencën.
Për dallim nga qeverisja aktuale, ne besojmë në një qeverisje gjithëpërfshirëse, ku qytetari është pjesë aktive e vendimmarrjes.
Ferizaji është qyteti jonë, shtëpia jonë e përbashkët. Dhe çdo shtëpi funksionon më mirë kur secili është i informuar dhe i përfshirë në atë që ndodh brenda saj.


