Skuadra e Ferizajt ka fituar ndeshje ndaj Ballkanit.
Ferizaj fitoi me rezultatin minimal 2-1 ndaj Ballkanit në një ndeshje tejet të rëndësishme të xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Richards i Ferizaj ishte fantastik në këtë duel, ku me dy gola të shënuar vendosi takimin në favor të ekipit të Nevil Dedes, ndërkohë Kryeziu i Ballkanit shënoi golin e nderit për mysafirët.
Ballkani tani bie nga vendi i parë, pasi Drita e rrëmben pozitën e liderit me 38 pikë, dy më shumë se Ballkani, teksa Ferizaj shkon në zonën e barazhit, pra në vendin e tetë me 22 pikë, po aq sa Llapi i vendit të shtatë.
/GazetaBlic Sport.


