Skuadra e Prishtinës ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit premtues, Albion Kurtaj.
Kurtaj i cili ishte pjesë e Llapit edicionin e kaluar, kishte tërhequr vëmendjen e disa skuadrave kosovare në këtë merkato.
Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, futbollisti 24 vjeçar ishte në bisedime mjaft të avancuara edhe me dy klubet e njohura, Ferizajn dhe Fushë Kosovën, megjithatë, FC Prishtina e bindi atë në minutat e fundit.
Lojtari u shpreh për faqen zyrtare të Prishtinës se është shumë i lumtur me transferimin e tij tek skuadra kryeqytetase.
“Dihet që ëndrra e çdo lojtari është të luaj për skuadrën e Prishtinës, sepse Prishtina është klub me trofe të shumtë dhe gjithmonë garon për pozitat e para në klasifikim. Është sfidë e jashtëzakonshme për mua të jem pjesë e Prishtinës duke besuar se do të korrim suksese së bashku”, tha ai.
/GazetaBlic Sport