Lajme

Ferizaj: Dyshohet se disa persona e dhunuan një të mitur

04/15/2022 12:47
nga:Genita C

Gruaja nga Ferizaj ka raportuar në polici se disa persona dyshohet se e kanë dhunuar vajzën e saj të mitur me të meta psiqike.

Siç njofton policia, rasti po hetohet.

“Ferizaj 13.04.2022. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se dyshohet se persona të panjohur kanë dhunuar vajzën e sajë të mitur e cila është me të meta psiqike. Njësitet e hetuesisë janë duke punuar rreth rastit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.