Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, do të ketë një shtatore në Kosovë.
Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës, qyteti i Ferizajt, në Ditën e Çlirimit, do ta përurojë shtatoren e Blair.
Labinot Tahiri ka postuar fotot të shtatores së ish-kryeministrit britanik dhe ka treguar se ndërtimi i saj ka qenë iniciativë e Bashkim Fazliut ish veteran i UCK-së.
“Jam krenar që sa do pak kontribova në menyrat e mia se bashku me shumë biznese dhe iniciativën e Bashkim Fazliut ish veteran i Uçk-së , për tu bërë kjo shtatore e ish kryeministrit britanez Tony Blaier në qytetin e Ferizajt.Jam munduar që sa vite të kontribojë nëpër shkolla të ndryshme dhe me donacione në këso shtatore.. duke e ndjekur rrugën e atyre që dhuruan shumë çka për Lirinë e Kosovës” shkruan Tahiri në Facebook raporton Gazeta Blic.