Lajme

Ferizaj: Arrestohet burri, dyshohet se e rrahu gruan veç pse shkoi te frizerja për t’i rregulluar flokët

02/23/2025 18:19
nga:G B

Një burrë është arrestuar pasditen e së shtunës në Ferizaj.

Ai dyshohet se kishte rrahur gruan (shtetase shqiptare) me të cilën bashkëjeton.

Kjo u konfirmua edhe nga policia.

Zëdhënësi rajonal Kanun Veseli, se i dyshuari po ashtu edhe e kishte kanosur viktimën pas një mosmarrëveshje.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha Veseli për Klankosova.

Klankosova mëson se ngjarja ka ndodhur pasi viktima (gruaja) kishte shkuar tek një sallon bukurie për t’i rregulluar flokët.

Dhe i dyshuari në shenje revolte kishte eskaluar në sjellje, duke e kërcënuar dhe rrahur gruan.