Një 18-vjeçar, që ngiste një motoçikletë, është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, pasi u godit nga një veturë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj rreth orës 16:15.
Kështu tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot rreth orës 16:15 në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë një automjet i udhëtarëve me targa vendore, të cilin e drejtonte I.B. ( M/K) i moshës 51-vjeçare dhe një motoçikletë”.
“Për pasojë, motoçiklisti i moshës 18-vjeçar E.R. pëson lëndime trupore, i cili pasi merr ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, dërgohet në QKUK Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”.
“Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndërsa Njësia e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e aksidentit dhe po e heton rastin”.


