Lajme

Ferizaj: 1530 gjoba dhe 31 aksidente gjatë javës

12/08/2025 15:30
nga:N K

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar, nga 1 deri më 7 dhjetor 2025, ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. Sipas raportit javor, policia ka shqiptuar 1,530 gjoba kundërvajtëse, ndërsa 28 patentë-shoferë janë pezulluar për shkak të shkeljeve të rënda në trafik.

Në këtë periudhë janë regjistruar gjithsej 31 aksidente: 15 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 19 persona; 16 aksidente me dëme materiale

Policia e Ferizajt njofton se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në terren për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

Qytetarët ftohen të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje përmes stacionit më të afërt policor apo aplikacionit digjital “Lajmëro policinë”.