Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, duke njoftuar se janë shqiptuar 1153 gjoba
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se kanë ndërmarrë aktivitete në identifikimin e kundërvajtësve në komunikacion me qëllim për parandalimin e aksidenteve.
Policia e Kosovës ka njoftuar se që nga 18 deri më 24 mars, janë shqiptuar 1153 gjoba.
“Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 18-24/03/2024 ka shqiptuar 1153 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 15 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion,” shkruhet në njoftim.
Ndërsa, janë raportuar 39 aksidente, prej tyre :
Aksidente me lëndime, 17
Persona të lënduar, 21
Aksidente me dëme materiale, 22
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojnë aktivitetet, që kanë synim të parandalojnë aksidentet në komunikacion rrugor e poashtu bëjnë apel tek shoferët gjatë ngasjes.