Lajme

Ferit Idrizi viziton bizneset lokale të Vushtrrisë

10/11/2025 17:48
nga:Sh R

Gjatë këtij muaji, kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka zhvilluar vizita në shumë biznese lokale, duke njohur nga afër punën dhe përkushtimin e prodhuesve, tregtarëve dhe sipërmarrësve të qytetit.

Sipas Idrizit, këto vizita treguan kontributin e palodhur të komunitetit të biznesit në zhvillimin ekonomik të qytetit, krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e cilësisë së produkteve vendore.

“Ata janë shtylla e fortë e ekonomisë lokale, duke dëshmuar se Vushtrria di të ecë përpara me forcën e vet,” ka theksuar Idrizi në një postim në rrjetet sociale.

Ai gjithashtu falënderoi të gjithë bizneset për bashkëpunimin, sinqeritetin dhe mikpritjen gjatë vizitave, duke shtuar se mbështetja për sipërmarrësit do të vazhdojë, pasi fuqizimi i tyre është fuqizim për gjithë qytetin.