Lajme

Ferit Idrizi, vazhdon vizitat dorë më dorë, me biznese e qytetarë!

11/06/2025 18:10
nga:Sh R

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka vazhduar takimet me qytetarët. Nga ta ka marrë mbështetje për garën e balotazhit.

“Si gjithmonë, pranë të gjithë qytetarëve. Në treg, në rrugë, te bizneset, ndihet sot më shumë se kurrë, forca jonë më e madhe – besimi i qytetarëve në vizionin tonë”, shkruan Idrizi.

Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre.

“Dorë më dorë, po e ndërtojmë të ardhmen që e meriton Vushtrria. Faleminderit përzemërsisht secilit”, përfundon Idrizi.