Kryetari i Vushtrrisë njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune nga PDK-ja në zgjedhjet e 12 tetorit, Ferit Idrizi, ka mbajtur takim me fermerët vushtrrias.
Idrizi tha se të njëjtit me punën e tyre të palodhur ushqejnë familjet tona, gjenerojnë zhvillim dhe i japin jetë ekonomisë lokale.
Ai premtoi se në mandatin e ardhshëm do të vazhdojnë t’i mbështesin edhe më fuqishëm përmes subvencioneve.
“Fermerët janë pasuria më e madhe e Vushtrrisë. Me punën e tyre të palodhur ata ushqejnë familjet tona, gjenerojnë zhvillim dhe i japin jetë ekonomisë sonë lokale.Sot pata kënaqësinë t’i takoj dhe t’ua rikonfirmoj se në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë t’i mbështesim edhe më fuqishëm përmes subvencioneve” shkruan Idrizi raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Fermerët janë pasuria më e madhe e Vushtrrisë. Me punën e tyre të palodhur ata ushqejnë familjet tona, gjenerojnë zhvillim dhe i japin jetë ekonomisë sonë lokale.
Sot pata kënaqësinë t’i takoj dhe t’ua rikonfirmoj se në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë t’i mbështesim edhe më fuqishëm përmes subvencioneve:
Nga 0.5 cent në 0.8 cent për litër qumështi 🥛
Nga 5 euro në 8 euro për koshere të bletëve 🐝
Nga 5 euro në 8 euro për kokë dele dhe dhi 🐑
50% vazhdon sistemi i ujitjes së tokave bujqësore 💧
Subvencionimi i bimëve aromatike 🌿
Subvencionimi i plehrave 🌱
Subvencionimi i serave 0.5 dhe 1 ari 🫑🍅
Makineri bujqësore 🚜
Gjatë këtij mandati, për të lehtësuar punën e fermerëve kemi filluar hapjen dhe shtrimin e rrugëve të arave, ndërsa në mandatin e ardhshëm do t’i përfundojmë të gjitha.✅
#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve


