Lajme

Ferit Idrizi: Sot kemi vendosur gurëthemelin për ndërtimin e Parkut të Reflektimit – Kompleksit Memorial për Martirët e Dumnicës së Poshtme

10/09/2025 22:39
nga:G B

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka bërë të ditur se sot është vendosur gurthemeli për ndërtimin e Parkut të Reflektimit – Kompleksit Memorial për Martirët e Dumnicës së Poshtme.

“Ky kompleks do të bëhet realitet falë mbështetjes së Skender Bajramit, duke i dhënë përjetësi kujtimit të heroizmit dhe sakrificës së tyre”, shkroi Idrizi mes tjerash.

Në nderim dhe përkujtim të 27 martirëve të fshatit Dumnicë e Poshtme, të vrarë nga regjimi pushtues serbo-jugosllav gjatë viteve 1944–1947, sot kemi vendosur gurëthemelin për ndërtimin e Parkut të Reflektimit – Kompleksit Memorial për Martirët e Dumnicës së Poshtme.

Ky kompleks do të bëhet realitet falë mbështetjes së Skender Bajramit, duke i dhënë përjetësi kujtimit të heroizmit dhe sakrificës së tyre.