Kryetari i Komunës së Vushtrrisë i cili po garon edhe për një mandat, Ferit Idrizi, ka njoftuar se bashkë me drejtorin ekzekutiv të Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman, ka inspektuar punimet për ndërtimin e Tregut të Gjelbër, raporton GazetaBlic.
Ai tha se ky projekt po avancon çdo ditë dhe do të ofrojë hapësira moderne për prodhuesit vendorë, duke u mundësuar kushte më të mira për tregtim dhe promovim të produkteve të tyre.
Idrizi theksoi se Tregu i Gjelbër do të jetë një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe mbështetjes së prodhuesve lokalë.


