Ferit Idrizi, kandidat i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, ka marrë mbështetje në fshatin Pantinë, raporton Gazeta Blic.
“Së bashku me kandidaten për Kuvendin e Komunës, Leonita Osmani, takuam banorët e fshatit Pantinë, të cilët na pritën me shumë entuziazëm dhe energji pozitive”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Pantina sonte e jashtëzakonshme!
Së bashku me kandidaten për Kuvendin e Komunës, Leonita Osmani, takuam banorët e fshatit Pantinë, të cilët na pritën me shumë entuziazëm dhe energji pozitive.
Biseduam për projektet e mandatit të ri, mandat të cilin e nisim pas 12 tetorit me vizion të qartë për zhvillimin e Vushtrrisë.
#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve


