Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka vizituar puntorinë metalike “Te Luli”, e cila falë punës dhe angazhimit ka arritur të depërtojë edhe në tregun ballkanik dhe atë Evropian.
Ndër të tjera ai ka theksuar se në këtë puntori kishte mungesë të punëtorëve të kualifikuar dhe se në programin e tij për arsim dhe aftësim profesional së bashku me kompanitë si kjo në vendin e punës, do të trajnohen të gjithë në mënyrë profesionale dhe brenda pak muaj do të jenë të gatshëm për tregun e punës.
Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
“Konstruksione metalike “Te Luli” është shembull i mirë se me punë dhe angazhim ka arritur të depërtojë edhe në tregun ballkanik dhe atë Evropian.
Nga udhëheqësi, u njoftova se ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar. I sigurova se pikë kyqe e programit tim është arsimi dhe aftësimi profesional, ku bashkë me kompanitë si kjo në vendin e punës do të trajnohen të gjithë në mënyrë profesionale, dhe brenda pak muaj do të jenë të gatshëm për tregun e punës!”
#kryetaritëgjithëve