Ferit Idrizi, kandidat i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, ka takuar sot komunitetin artistik, artistë, shkrimtarë, piktorë e këngëtarë, raporton Gazeta Blic.
“Gjatë tri viteve kemi ndarë gati gjysmë milioni euro për zhvillimin e kulturës, duke përkrahur 354 përfitues përmes projekteve kulturore, shkencore dhe botimeve”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Takim i ngrohtë me komunitetin artistik të Vushtrrisë, me artistë, shkrimtarë, piktorë e këngëtarë që i japin shpirt qytetit tonë.
Gjatë tri viteve kemi ndarë gati gjysmë milioni euro për zhvillimin e kulturës, duke përkrahur 354 përfitues përmes projekteve kulturore, shkencore dhe botimeve.
Kultura është pjesë e identitetit tonë, prandaj përkushtimin për ta mbështetur do ta vazhdojmë edhe në mandatin e ri.
#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve


