Lajme

Ferit Idrizi mbyll mandatin edhe me nje super projekt: Hap dyert shkolla e re e ndertuar me buxhet te komunes

10/11/2025 18:27
nga:Sh R

Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar për përfundimin e një investimi të rëndësishëm komunal – shkollën e re “Mustafë Venhari”, duke e cilësuar këtë si një kapitull të ri në zhvillimin e arsimit në komunë.

Sipas Idrizit, gjatë katër viteve të mandatit të parë, përveç kësaj shkolle, janë ndërtuar edhe dy çerdhe të reja, duke treguar përkushtimin e qeverisjes së tij ndaj edukimit dhe të ardhmes së fëmijëve të Vushtrrisë.

“Do të vazhdojmë të investojmë në arsim edhe në mandatin e dytë, si shtyllë e programit tonë dhe për një të ardhme më të ndritur të fëmijëve tanë,” ka deklaruar Idrizi.