Lajme

Ferit Idrizi mban premtimin, Stanoci i Epërm, bëhet me çerdhe!

09/24/2025 13:59
nga:Y I

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka marrë pjesë në përurimin e çerdhes në Stanoc të Epërm.

Idrizi tha se kjo çerdhe do të shërbejë si shtëpi e dytë për fëmijët e fshatit, duke ofruar kushte të sigurta, të ngrohta dhe një mjedis të përshtatshëm për lojë e mësim.

“Një hapësirë të re dhe krejtësisht moderne për të vegjlit tanë e përuruam në Stanoc të Epërm.Kjo çerdhe do të shërbejë si shtëpi e dytë për fëmijët e fshatit, duke ofruar kushte të sigurta, të ngrohta dhe një mjedis të përshtatshëm për lojë e mësim.Me këtë investim të rëndësishëm, fëmijëve tanë ua sigurojmë një të ardhme më të ndritur” shkruan Idrizi raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Një hapësirë të re dhe krejtësisht moderne për të vegjlit tanë e përuruam në Stanoc të Epërm.

Kjo çerdhe do të shërbejë si shtëpi e dytë për fëmijët e fshatit, duke ofruar kushte të sigurta, të ngrohta dhe një mjedis të përshtatshëm për lojë e mësim.

Me këtë investim të rëndësishëm, fëmijëve tanë ua sigurojmë një të ardhme më të ndritur.

E gëzofshi!