Sporti

Fergusonit i ndodh e papritura para ndeshjes Angli – Skoci

06/19/2021 15:06
nga:Mergim Rreci

Është trajneri më i madh në historinë e futbollit skocez, por kjo nuk ia lejon asnjërit si ai që të parkojë në parkingun VIP të stadiumit “Wembley” përpara ndeshjes Angli-Skoci.

Sir Alex Ferguson ka përjetuar një eksperiencë jo të këndshme kur mbërriti disa orë përpara nisjes së ndeshjes në stadium, teksa një sigurim, pavarësisht se kë kishte përballë, e refuzoi 79-vjeçarin që të hynte në parking.

Ndërkohë kujtojmë që ndeshja e ditës së djeshme, mes Skocisë dhe Anglisë u mbyll në barazim pa gola.