Alex Ferguson, ish trajneri i Manchester United për 26 sezone, mori pjesë në dokumentarin e transmetuar nga Amazon për Arsenalin e Invincibles dhe mbrojti ish homologun e tij, Arsene Wenger.
Ferguson në dokumentarin “Të Pamposhturit” potencoi se Arsene Wenger ka bërë punë fenomenale me Arsenalin, por u kritikua padrejtësisht nga tifozët në vitet e tij të fundit tek ‘Topçinjtë’, përcjell GazetaBlic Sport.
“Me Wenger, Arsenali janë kualifikuar në Evropë çdo vit dhe megjithatë janë kritikuar. Disa tifozë duhet të kenë turp. Unë kam fituar 13 kampionate, por kurrë nuk kam qenë afër përfundimit të një sezoni të pamposhtur. Arsene dhe unë jemi dinozaurë , por nuk kemi bërë punë të keqe”, tja Alex Ferguson.
/GazetaBlic Sport


