Sporti

Ferencvarosi kërkon 4 milionë euro për Uzunin

04/22/2021 18:18
nga:Lorik J

Myrto Uzuni po kalon një supersezon me Ferencvarosin në Hungari duke realizuar gola vendimtarë ku, së fundmi, ka shënuar edhe një dopietë në kampionat.

Për sulmuesin e kombëtares shqiptare më parë u përfol nga media greke “Sport Time” se kërkohej me ngulm nga gjigantët e Olimpiacosit. Kësaj radhe janë hungarezët që shkruajnë për sulmuesin nga Berati ku, sipas raportimeve të “Csakfoci.hu”, thuhet se Ferencvarosi kërkon 4 milionë euro për Uzunin, por kjo ofertë është konsideruar e lartë për skuadrën helene.

Në median e njohur thuhet se klubi i Ferencvarosit ende nuk ka marrë një ofertë zyrtare. Myrto Uzuni deri më tani është aktivizuar në total me fanellën e klubit të madh hungarez në 36 sfida ku ka mundur të realizojë 15 gola.