Sporti

Ferencvaros fiton edhe në “Fadil Vokrri”, Prishtina eliminohet me kokën lartë

07/13/2021 21:48
nga:Lorik J

FC Prishtina është eliminuar nga fazat e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Ekipi kampion i Hungarisë, Ferencvaros ka fituar edhe takimin e dytë ndaj FC Prishtinës me rezultatin 1-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Sulmuesi i Ferencvarosit, Myrto Uzuni shkëlqeu në këtë duel, pasi realizoi tre gola në pjesën e dytë.

Golin e nderit në këtë sfidë për Prishtinën e ka shënuar, Mendurim Hoti.

Prishtina eliminohet me rezultatin e përgjithshëm 1-6.

Klubi nga kryeqyteti do të vazhdojë garat në UEFA Coference League.

/GazetaBlic Sport