Sporti

Ferdinand: Unë mendoj se Solskjaer mund të largohet sot me kokën lart

11/09/2021 09:15
nga:Lorik J

Mbështetja për trajnerin e Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer po pakësohet.

Pozita e norvegjezit tek ‘Djajtë e Kuq’ është më e kontestuar se kurrë dhe tani është Rio Ferdinand ai që kërkoi largimin e trajnerit të hënën, përcjell GazetaBlic Sport.

Ish-mbrojtësi i United, Rio Ferdinand, beson se teknikut norvegjez – të cilin ai e lavdëroi për një kohë të gjatë – i ka ardhur fundi i rrugëtimit dhe se ai tani duhet të kalojë stafetën.

“Ne e filluam këtë sezon me shpresë të madhe,” komentoi ish-reprezentuesi anglez në emisionin e tij, i cili u transmetua në platforma të shumta.

“Ne të gjithë ishim sikur ‘kjo është koha jonë tani’. Vetëm se fillimi ishte shumë, shumë më i komplikuar nga sa pritej. Unë jam ulur këtu sot dhe nuk mendoj se mund të luftojmë për këtë kampionat. Unë shikoj ekipin tonë çdo javë dhe pyes veten se çfarë do të bëjmë taktikisht… Nuk shoh ndonjë filozofi apo identitet në mënyrën se si luan Manchester United. Mendoj se Ole mund të largohet sot me kokën lart, sepse kur shikon se ku na çoi dhe ku ka kaluar, të paktën deri në fillim të sezonit, përvoja është pozitive”, përfundoi Ferdinand.

/GazetaBlic Sport