Euro2024

Ferdinand tregon pa cilin lojtar Anglia nuk mund të luajë: Kush do të luante rolin e tij?

07/14/2024 09:44
nga:Lorik J

Anglia dhe Spanja do të luajnë finalen e Kampionatit Evropian sonte në orën 21:00 në stadiumin Olimpik të Berlinit. Ekspertë të shumtë vlerësojnë lojën e spanjollëve dhe në të njëjtën kohë kritikojnë anglezët. Megjithatë, të dyja kombëtaret nuk kanë përjetuar asnjë humbje deri më tani. Spanja mundi Kroacinë, Italinë dhe Shqipërinë dhe eliminoi Gjeorgjinë, Gjermaninë dhe Francën në fazën eliminatore, ndërsa Anglia barazoi me Danimarkën dhe Slloveninë, mundi Serbinë dhe Sllovakinë, e Zvicrën dhe Holandën në play-off.

Ish-mbrojtësi anglez dhe tani komentatori, Rio Ferdinand (45) tha në podcastin e The Rest Is Football se mesfushori Declan Rice (25) është lojtari më i rëndësishëm i Anglisë.

“Ai ishte i fortë. Nuk e di se çfarë do të bënim pa të. Kush do të luante rolin e tij?” ka thënë Ferdinand, mbrojtësi legjendar me 81 paraqitje për kombëtaren e Anglisë.

Ferdinand vlerësoi gjithashtu mesfushorin Kobbie Mainoo të Manchester United, sulmuesin Phil Foden të Manchester Cityt, Marco Guehi të Crystal Palace dhe anësorin Bukaya Saka të Arsenalit.

/GazetaBlic Sport