Ish mbrojtësi i Manchester United-it, Rio Ferdinand, është shprehur se e ardhmja e De Geas mund të jetë larg ekipit anglez.
Paraqitjet e mira të Dean Henderson kanë bërë që trajneri i Unitedit, Ole Solskjaer të jetë në dilemë se cili do të jetë i pari në portën e ekipit nga Manchesteri, shkruan GazetaBlic Sport.
Në lidhje me të ardhmen e De Geas ka komentuar edhe mbrojtësi legjendar, Rio Ferdinand i cili është shprehur se nëse Dean Henderson do të jetë zgjedhja e parë e Solskjaer, De Gea mund të largohet në fund të sezonit.
“De Gea ka dy mundësi: të luftojë për një vend në formacion ose të largohet në një klub tjetër. Nëse Dean Henderson e përfundon sezonin si titullar, unë nuk e mendoj se De Gea do të qëndrojë. Nuk ka shans që të ndodhë kjo. Unë mendoj se do të largohet ”, ka thënë ish mbrojtësi anglez për BT Sport.
/GazetaBlic Sport


